TEUTA DURRES SHPK – Kushte te Pergjitheshme per blerjen online

Kushtet e Përgjithshme për Blerje në Rrugë Elektronike

  • Hapësira e zbatimit. Hyrja në Faqe.

Ky dokument përbën një marrëveshje të lidhur midis Teuta Durres Sh.p.k., me adrese ne Rruga Aleksandër Goga, Durrës me NUIS J61821505J (me tej “Teuta”), dhe klientëve përkatës, e cila parashikon Kushtet e Përgjithshme të blerjes nga këta të fundit në rrugë elektronike të produkteve të Teutes nëpërmjet faqes së internetit eshop.teutadurres.com (në vijim referuar si “Kushtet e Përgjithshme”)
Duke kryer porosi dhe duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit eshop.teutadurres.com, Ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme. Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet faqes së internetit të Teutes, qoftë nëse produktet dorëzohen në adresën e përcaktuar nga Klienti.
Në rast ndryshimi të Kushteve të Pergjithshme, ndryshimet përkatëse do të publikohen në këtë faqe interneti. Në rast ndryshimesh, ato nuk do të kenë fuqi prapavepruese. Për produkte apo oferta të veçanta që kanë kushte shtesë, do të publikohen me rastin e ofrimit të tyre në faqen e internetit eshop.teutadurres.com.
Teuta nuk mban përgjegjësi nese gjate perdorimit te faqes se internetit mund te shkarkohen materiale te padeshirueshme apo te pakonfirmuara nga Klienti. Gjithashtu, Teuta nuk eshte pergjegjes per probleme qe mund te lindin per shkak te lidhjes se internetit te perdorur nga klienti, mungeses se antivirusit, firewall-it apo browser te pa perditesuar ne kompjuterin e vizitorit gjate hyrjes ne faqen e Teutes. Klienti merr vetë përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) për të kryer blerje elektronike. Teuta mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.
Shkelja e këtyre kushteve dhe shkelja e afateve i jep të drejte Teutes të ndërpresë një blerje në mënyrë elektronike, si dhe t’iu heqë akesesin në këtë faqe për këto arsye apo çfarëdo tjetër.

  • Procedura e kryerjes së blerjes/porosisë në rrugë elektronike.

Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar.  Ne varesi te vendimeve tregtare dhe marketuese te Teutes, perpara kryerjes se porosive ne faqen e internetit, Klientit mund t´i kerkohet regjistrimi paraprak ose jo. Nese faqa e internetiti te Teutes kerkon regjistrimin paraprak si hapi i parë që duhet të kryejë Klienti që dëshiron të kryejë një blerje në këtë faqe atehere gjatë regjistrimit,  Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike, si dhe fjalëkalimin e tij. Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij. Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet I fshehtë nga Klienti dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë. Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e Klientit, ose në rast se do të kryejë një porosi, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave. Ne rastet kur nuk kerkohet regjistrimi per perdorimin e faqes se internetit te Teutes, atehere Klienti vazhdon menjehere me kryerjen e porosive.
Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, dhe çmimin e tij.
Teuta nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse në llogarinë përkatëse të Klientit kryen blerje apo porosi një person tjetër I cili është vënë në posedim të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit me apo pa dijeninë e Klientit përkatës.

Verifikimi i të dhënave të Klientit dhe dhënia prej tij e numrit të kartës bankare përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të të gjitha transaksioneve të kryera nga ana e Klientit në faqen e internetit të Teutes. Teuta nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse karta bankare të dhënat e së cilës janë vendosur me qëllim kryerjen e pagesës është një kartë e vjedhur apo e deklaruar e humbur, në rast se banka përkatëse konfirmon pagesën. Teuta nuk mban pergjegjesi per vjedhjen e te dhenave te kartave bankare te perdorura gjate transaksionit.

Teuta nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të Teutes, te ngjarjeve te forces mdhore apo për shkak të punimeve të mirëmbajtjes të kryera në faqen e Teutes përkatësisht.

  • Produktet dhe Çmimi.

Duke vizituar faqen eshop.teutadurres.com Ju si klient do të informoheni në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në këtë faqe. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet  do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit. Megjithatë, Klientët kanë të drejtën të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij.Duke patur parasysh që blerja në rrugë elektronike nuk ofron mundësinë për të shfaqur udhëzimet e përdorimit apo dokumente të tjerë, Klienti mund të zgjedhë të njihet me to pasi të marrë në dorëzim produktin e blerë t’u njohur nga afër me produktin përkatës.
Interneti ofron një përvojë të ndryshme blerje nga blerja në dyqan. Në këtë kuptim, ju bëjmë me dije se fotografitë që shfaqen në faqen e internetit me qëllim ilustrimin e produkteve mund të mos shfaqin gjithmonë pamjen apo karakteristikat reale të produkteve si ngjyrat, përmasat apo format, të cilat mund të mos përputhen gjithmonë me përshkrimin (në tekst) të produktit përkatës.

Teuta nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë pasaktësie apo mospërputhje në ilustrimin e produktit. Teuta nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, Teuta merr përsipër të informojë Klientin sa më shpejt në kontaktet që ai ka vendosur gjatë blerjes online, por në çdo rast brenda 48 orëve nga momenti i konfirmimit të porosisë.

Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të Teutes janë çmimet neto me TVSH.
Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, Teuta do t’ia njoftojë gabimin Klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë për vazhdimin e transaksionit deri në fund apo ndërprerjen e tij.

  • Konfirmimi i Porosisë dhe Kostos së Transportit

Pas përfundimit të blerjes së produktit (-eve) në rrugë elektronike, Teuta i konfirmon Klientit menjëherë marrjen e porosisë.

Porosia e Klientit mund të rishikohet  nga Teuta, dhe konsultohet me Klientin veçanërisht në rast mungese t te produktit te perzgjedhur nga Klienti ne faqe. Teuta informon Klientin për cdo rast.
Kostot e transportit në destinacion zbatohen vetëm në rast se ky shërbim kërkohet nga Klienti gjatë blerjes elektronike. Transport bëhet për ato produkte me vlere mbi 3000.

Mënyrat e Kryerjes së Pagesës

Klienti mund të kryejë pagesën me:
1. Pagesë me para në dorë kur merr porosinë.
2. Kartë bankare debiti ose krediti (e çdo lloji).
Në rast se Teuta gjendet në pamundësi për të përmbushur një pjesë të porosisë së Klientit si rrjedhim I shkaqeve të pavarura nga Teuta , pagesës së Klientit do t’i zbritet çmimi i produkteve të padërguara dhe kostot përkatëse të dërgimit pasi të njoftohet përkatësisht për këto ndryshime.

 

 

 

VINI RE:

  • Gjatë kryerjes së pagesës, Klienti lidhet automatikisht me serverin e pagesave, pjesë e sistemit të kontrollit të qendrës së përpunimit të të dhënave të bankës. Të dhënat bankare të Klientit, të mbrojtura nëpërmjet enkriptimit, nuk kalojnë nëpërmjet sistemeve elektronike të Teutes dhe nuk ruhen në sistemet elektronike të  Teutes.
  • Dorëzimi i Produkteve

Dorëzimi i produkteve do të kryhet brenda 2 ditëve nga dita pasardhëse e konfirmimit të porosisë nga Teuta. Në rast mungese apo vonese, Ju do të njoftoheni nga Teuta për shtyrjen e afatit të dorëzimit. Klienti është i lirë të zgjedhë nëse dëshiron ta pranojë apo anullojë porosinë. Dorëzimi i produkteve mund të kryhet vetëm në qytetin e Durrësit dhe Tiranës. Vonesat në dorëzimin e produkteve ose mospërmbushja e porosisë nuk do të nënkuptojnë dëmshpërblimin e Klientit apo të furnitorëve të tij.

Teuta, nëpërmjet transportuesit, do të dorëzojë produktet e porositura në adresën e caktuar nga Klienti, në pikën më të afërt të aksesueshëm nga mjeti i transportit.

Klienti merr përsipër të marrë në dorëzim produktet në emër të tij apo të personit në emër të të cilit është kryer porosia, në adresën e caktuar prej tij gjatë kryerjes së porosisë. Gjatë dorëzimit, Klienti ose personi i autorizuar, duhet të provojë identitetin e tij, dhe konfirmimin e porosisë së dërguar i cili përmban numrin e porosisë, si dhe autorizimin në rast tërheqje nga një person i tretë.

Klienti duhet te kontrolloje menjehere sasine dhe gjendejn e amballazhit apo paketimit te produktit. Gjatë kontrollit të produkteve të dorëzuara, nëse Klienti vëren se ambalazhi ose paketimi i produkteve është i dëmtuar, produktet mungojnë ose janë të dëmtuara, Klienti duhet t`ja beje te ditur menjehere perfaqesuesit te Teutes i cili ka bere transportin. Mungesa e kontrollit te gjendjes apo numrit dhe llojit te produkteve nga ana e Klientit perpara largimit te perfaqesuesit te Teutes i cili ka bere transportin, dhe mos berja me dije e mangesive tek perfaqesuesi, lirojne Teuten nga cdo pergjegjesi. Me marrjen në dorëzim pa asnjë vërejtje, dhe me pranimin e produkteve, Klienti pranon se produktet i janë dorëzuar në gjendje të mirë.

  • Anullimi i Porosisë.

Klienti ka të drejtë të anullojë porosinë e tij, në rast mospërmbushje nga Teuta të kushteve të dorëzimit të parashikuar në Pikën më sipër, duke njoftuar me email në adresën eshop_porosi@teutadurres.com ose në numrin e telefonit të shërbimit:+355696070953 .
Kërkesa për anullim do të merret parasysh nga Teuta vetëm nëse përgatitja, dërgimi apo dorëzimi i produkteve të porositura nuk ka ndodhur sipas kushteve te pershkruara ne këto Kushte.
Për rastet e mësipërme të anullimit, Klienti do të rimbursohet për pagesën e kryer brenda një afati prej 6 ditë pune nga marrja e kërkesës nga Teuta

  • Kthimi i Produkteve.

Klienti duhet te kontrolloje menjehere sasine dhe gjendejn e amballazhit apo paketimit te produktit ne momentin kur ato dergohen nga trasportuesi ne vendin e caktuar nga Klienti. Gjatë kontrollit të produkteve, nëse Klienti vëren se ambalazhi ose paketimi i produkteve është i dëmtuar, produktet mungojnë ose janë të dëmtuara, Klienti duhet t`ja beje te ditur menjehere perfaqesuesit te Teutes i cili ka bere transportin. Mungesa e kontrollit te gjendjes apo numrit dhe llojit te produkteve nga ana e Klientit perpara largimit te perfaqesuesit te Teutes i cili ka bere transportin, dhe mos berja me dije e mangesive tek perfaqesuesi, lirojne Teuten nga cdo pergjegjesi. Me marrjen në dorëzim pa asnjë vërejtje, dhe me pranimin e produkteve, Klienti pranon se produktet i janë dorëzuar në gjendje të mirë. Ne rastin kur gjate kontrollit Klienti veren mungesa apo demtime te amballazhit te produkteve atehere ai ose mund te kerkoje dergimin e produkteve te munguara ose mund te kerkoje qe produktet e munguara te zbriten nga cmimi perfundimtar. Ne rast te produkteve te demtuara, Klienti mund te zgjedhi nese deshiron zevendesimin e tyre apo refuzimin e tyre dhe zbritjen e vleres nga cmimi perfundimtar.

Privatësia. Të drejtat e autorit

Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe Teuta është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.
Ne rastin e regjistrimit te Klientit, (nese eshte e aplikueshme ne faqen e internetit te Teutes) tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё ju pёrdorni pёr kryerjen e blerjeve nё rrugё elektronike. Klienti merr përsipër që këtë fjalёkalim ta mbajë gjithmonё  të fshehtë. Nëse Klienti mendon ose dyshon se llogaria e tij mund të përdoret nga të tretë të paautorizuar, Teuta duhet tё njoftohet menjёherё.
Në përputhje me kuadrin ligjor, Klienti ka të drejtën e hyrjes, korrigjimit, fshirjes të të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre. Klienti mund të ushtrojë këto të drejta duke shkruar në email:eshop_porosi@teutadurres.com .

Kjo faqe interneti është faqja zyrtare e Teutes. Të gjitha elementet e përdorura në këtë faqe, duke përfshirë elementë vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë, janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare ose patenta. Ato janë në pronësinë ekskluzive të shoqërisë Teuta Durres Sh.p.k. Kjo faqe përdoret sipas Kushteve të Përgjithshme që përcaktohen shprehimisht këtu. Klienti ka të drejtë ta përdorë këtë faqe vetëm për përdorimin e tij personal dhe çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë faqe është i ndaluar.

 

  1. Sherbimi I Klientit
    Nëse keni pyetje, ankesa ose vërejtje rreth këtyre Kushteve të Përgjithshme ose blerjes tuaj në rrugë elektronike në faqen e internetit të Teuta, ju lutemi të na kontaktoni në adresën: ose me e-mail: eshop_porosi@teutadurres.com ose në Tel: +355696070953
X